Lirohen tre “spiunët” e uzinës së armatimeve në Gramsh

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 17:04 | Kronikë

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar lirimin e tre “spiunëve”, përkatësisht dy shtetas rusë dhe një ukrainas, të arrestuar disa muaj më parë në uzinën e Gramshit. Sipas Prokurorisë, kjo kërkesë ka ardhur për shkak të përfundimit të afatit të paraburgimit.

Pas marrjes së kërkesës në fjalë, Gjykata e ka pranuar, duke liruar kështu tre rusët nga qelia.

Referuar vendimit, dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva janë me “detyrim paraqitje”, ndërsa ukrainasi Fedis Alpatov do të jetë në “arrest shtëpie”. Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.

Ata u ndaluan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga 2 ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës. Për të shmangur ndalimin, njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici.

E megjithatë, ky nuk është rasti i parë që në territorin e Republikës së Shqipërisë ka histori me spiunë. Në vitin 2021, 4 anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në rrethana misterioze në një hotel në qerret të Kavajës. Nataliia dhe Sergei Burenkov, vajza e tyre Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov, u gjetën të pajetë në katin e nëndheshëm të pishinave.

Për ngjarjen autoritete bënë dhe eksperimente hetimor me partnerët e NATO-s,  ndërsa dyshimet janë se anëtarët e familjes u helmuan pas udhëtimit të tyre në Ohër dhe humbën jetën në ambientet e resortit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/04/histori-me-spiune-te-arrestuarit-ne-gramsh-dyshohet-se-jane-rekrutuar-nga-rusia/
https://a2news.com/2022/08/24/cfare-iu-gjet-ruseve-ne-gramsh-dhe-sa-vite-burg-rrezikojne/
https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos