Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rusia dërgon armët e para bërthamore në Bjellorusi, Ukraina i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë"

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:15 | Bota
Rusia dërgon armët e para bërthamore në Bjellorusi, Ukraina

Rusia po dërgon armë bërthamore në Bjellorusi. Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, firmosi një pakt me homologun nga Minsku, Viktor Khrenin, lidhur me këtë zhvillim.

Marrëveshja përshkruan procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore ruse në një strukturë të veçantë magazinimi në territorin bjellorus.

Siç vuri në dukje Shoigu, masat e zbatuara nga Rusia dhe Bjellorusia “respektojnë të gjitha detyrimet ekzistuese ligjore ndërkombëtare” dhe u miratuan në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s në rajon.

Por në fushën e betejës në Ukrainë, Moska po humbet një aset tepër të rëndësishëm.

“Po tërhiqemi nga Bakhmuti. Është ora 5:00 e datës 25 maj. Përpara 1 qershorit, shumica e njësive do të jenë zhvendosur për në kampet anësore. Po transferojmë pozicionet dhe municionet ndaj ushtrisë, po dorëzojmë gjithçka, përfshirë dhe racionet ushqimore ushtarake.”

Yevgeny Prigozhin, themelues i Wagner

Nga ana tjetër, Ukraina nuk fshihet më dhe e bën zyrtarisht Presidentin rus, Vladimir Putin, një shënjestër për ta eliminuar. Këtë e konfirmon zëvendës shefi I shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky.

“Prioriteti ynë është që të shkatërrojmë komandantin e njësisë që urdhëroi burrat e tij të sulmonin Ukrainën”, u shpreh numri dy i shërbimeve sekrete ukrainase duke kërcënuar me shkatërrimin e portit të Mariupolit, të kthyer në qendër logjistike për ushtrinë e Moskës.

Sakaq, agjencitë e inteligjencës amerikane mendojnë se pas sulmit me dronë në Kremlin tre javë më parë qëndrojnë shërbimet sekrete ukrainase. Kështu raporton New York Times, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë me saktësi se cila njësi e ka kryer sulmin.

Ndërkohë, Shërbimet Sekrete të Moskës, njoftuan se sabotatorët ukrainas kanë vënë në shënjestër dy centrale bërthamore të Rusisë, duke hedhur në erë një kullë transmetimi në centralin e Leningradit. Agjentët e Putinit thuhet se kanë arrestuar disa persona lidhur me këtë zhvillim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë