Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tensione në qiell në Paqësor, avionët rusë pranë Japonisë, bombarduesit në ajër

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:41 | Bota
Tensione në qiell në Paqësor, avionët rusë pranë

Rusia vijon të provokojë Japoninë. Qeveria e Tokios ngriti në ajër disa avionë lufte pasi zbuloi praninë e mjeteve fluturuese të Moskës “për mbledhjen e informacioneve” përgjatë brigjeve të saj në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Japonisë. Këtë e konfirmoi ushtria e këtij shteti aziatik.

Një avion rus ka udhëtuar nga veriu i Japonisë për në Jug gjatë brigjeve perëndimore, ndërsa një avion tjetër ka kryer një itinerar të ngjashëm por nga krahu i kundërt.

“Në kundërpërgjigje, janë aktivizuar bombarduesit e forcave ajrore të mbrojtjes së veriut dhe njësi të tjera”, thuhet në njoftimin e ushtrisë së Japonisë.

Më herët ka pasur edhe provokime të tjera nga ana e Rusisë, përfshirë këtu edhe stërvitjen e madhe ushtarake që zhvilloi në dy ishuj që pretendohen edhe nga Japonia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani