Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Tentuan të godasin arbitrin”, policia shoqëron disa tifozë të Tiranës në Rrogozhinë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 19:23 | Kronikë

Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të skuadrës së Tiranës, të cilët u futën në fushën e lojës dhe tentuan të godisnin arbitrin e ndeshjes ndaj Bylisit, Kridens Meta.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Situata u tensionua në pjesën e dytë kur Bylisi mori një penallti të dyshimtë, të cilën e kthyen në gol dhe ndalën Tiranën në garën për titull.

https://a2news.com/2023/05/25/partizani-ngjitet-ne-krye-penalltia-e-diskutueshme-ndal-tiranen-ndaj-bylisit-tensione-ne-fund/

A2 CNN Livestream

Dita jonë