Betohen sot mes refuzimit të Serbisë kryetarët e 3 komunave në veri të Kosovës

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 11:09 | Kosova
Betohen sot mes refuzimit të Serbisë kryetarët e 3 komunave

Kryetarët e rinj të tri komunave me shumicë serbe, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit bëjnë sot betimin. Konfirmimi erdhi nga kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë. Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Siç njoftohet betimi i tyre do të bëhet në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale. Në këto objekte janë të vendosura edhe organet e përkohshme që punojnë sipas sistemit të Serbisë. Sakaq, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, bëri betimin pak ditë më parë.

Lista serbe, e cila bojkotoi zgjedhjet, refuzon të njohë kryetarët e tij, dhe i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti deri më 1 qershor, për të ndalur represionin, shpronësimin dhe sulmet ndaj serbëve, siç i quan lista serbe.

A2 CNN Livestream

A2 Business