Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Xhaferaj: Mekanizmi i drejtimit duke i rënë dajres, do të na shoqërojë në vitet e ardhshme

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 20:22 | Politikë
Xhaferaj: Mekanizmi i drejtimit duke i rënë dajres, do të na

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, duke folur për rritjen e rrogave për ministrat, deputetët dhe administratës, u shpreh se, në këtë rast kemi të bëjmë katërçipërisht me shpërndarje parash.

Ai vijoi më tej duke shtuar se, mekanizmi i drejtimit duke i rënë dajres, do të na shoqërojë edhe në këto katër vite të ardhshme, duke iu referuar këtu videos së Kryeministrit Rama duke i rënë dajres gjatë fushatës elektorale.

“Ajo që ka interes për qytetarët është që të gjithë argumentet na çojnë në përfundimin që nuk kishim të bënim me reformë, por kishim të bënim katërçipërisht me shpërndarje parash.

Për mua është për të ardhur shumë keq, sepse personalisht mendoj që ajo dajrja që i pamë Kryeministrit gjatë fushatës, ishte vetëm element fushate, por duket qartë se mekanizmi i drejtimit duke i rënë dajres, do të na shoqërojë në këto katër vite.”, u shpreh ndër të tjera Xhaferaj.

https://a2news.com/2023/05/25/rritja-e-pagave-deputeti-i-pd-kemi-te-bejme-me-shperndarje-parash-jo-reforme/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani