Zjarr i frikshëm në ndërtesën shumëkatëshe në Sidnei, bien muret

Publikuar më: 25/5/2023, ora 13:57

Zjarr i frikshëm në ndërtesën shumëkatëshe në Sidnei, bien muret

Publikuar më: 25/5/2023, ora 13:57

Më shumë se 100 zjarrfikës u angazhuan në Sidnei të mërkurën, për të shuar një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Surry Hills.

Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesë dhe shkaktuan shpërthime të vogla dhe shembjen e mureve.

Si pasojë e zjarrit, u dëmtuan dhe shumë mjete të parkuara pranë ndërtesës, teksa shkaqet se si nisi ai, janë ende të paqarta.

Deri në këto momente, ende nuk dihet nëse në ndërtesë ka pasur njerëz, ndërsa një zjarrfikës është lënduar, në tentativë për t’i vendosur flakët në kontroll.