Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Publikuar më: 26/5/2023, ora 11:55
14 PRILL LULZIM BASHA frame 19799 1280x720

Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Publikuar më: 26/5/2023, ora 11:55

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për “shpifje” të bërë nga Lulzim Basha kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij.

Në padi argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës.

Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi, gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje.