Manchester United kthehet në Champions

Publikuar më: 26/5/2023, ora 08:20
rashford 1165x720

Manchester United kthehet në Champions

Publikuar më: 26/5/2023, ora 08:20

Manchester United fitoi 4-1 përballë Chelsea dhe siguron rikthimin në Champions League, pas një viti mungesë.

“Djajtë e kuq” hapën festivalin e golave me Casemiro, që gjeti rrjetën me kokë, ndërsa pas tij, po në pjesën e parë, shënoi edhe Antoniy Martial.

Edhe në fraksionin e dytë, United nuk e ndali ritmin dhe Bruno Ferrnandes me penallti e Marcus Rashford hipotekuan fitoren.

Nga ana tjetër, Joao Felix realizoi golin e nderit për Chelsea dhe mbylli 90 miinutat me rezultatin 4-1.

Kështu, skuadra e Ten Hag siguron një vend në Champions, ndërsa tani vëmendja është në finalen e FA Cup, më 3 qershor, ndaj Manchester City.