Pas 18 vitesh, Igli Tare largohet nga Lazio

Publikuar më: 26/5/2023, ora 08:14
igli tare 1202x720

Pas 18 vitesh, Igli Tare largohet nga Lazio

Publikuar më: 26/5/2023, ora 08:14

18 vjet pasi u bë pjesë e Lazios, ka ardhur koha që Igli Tare të largohet. Sapo të përfundojë ky sezon, ish-kapiteni i Kombëtares do të mbyllë aventurën e tij me klubin italian. Zyrtarizimi do të bëhet menjëherë pas fundit të kampionatit.

Tare u transferua te Lazio në vitin 2005, duke luajtur me skuadrën deri në vitin 2008. Pas tri sezoneve me vetëm 5 gola në 60 ndeshje, Presidenti Lotito i propozoi rolin e drejtorit sportiv të klubit. Ai që nisi si një bast i rrezikshëm, u shndërrua në lëvizjen më të goditur të atyre viteve.

E ardhmja e Iglit do të vijojë në një tjetër klub, me ofertat që nuk kanë munguar si nga Seria A, ashtu edhe nga Premier League apo Bundesliga.