Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rreziku i falimentit në qershor, Biden dhe republikanët drejt marrëveshjes për borxhin

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 16:33 | Bota
Rreziku i falimentit në qershor, Biden dhe republikanët drejt

Bisedimet për tavanin e borxhit mes zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe negociatorëve republikanë mund të jenë afër përmbylljes me një marrëveshje.

“Ne dëshirojmë që të sigurojmë që kjo të jetë një marrëveshje e denjë për popullin amerikan. Prandaj merr kohë që të arrihet dhe ne po punojmë që të përmbyllim.”

KEVIN MCCARTHY, KRYETAR I DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE

Dy burime pranë negociatave thanë për CNN se një ujdi potenciale për të rritur tavanin e borxhit për dy vite dhe shkurtuar shpenzimet federale, me përjashtim të mbrojtjes dhe veteranëve. Por, për momentin asgjë nuk është vulosur.

“Kur mbahen negociata, të dyja palët duhet të kuptojnë se asnjëra nuk do të marrë gjithçka që kërkon.”

KARINE JEAN-PIERRE, ZËDHËNËSE E SHTËPISË SË BARDHË

CNN raporton se një nga çështjet që vijon t’i mbajë palët e ndara ka të bëjë me kushtet e punës për sigurinë sociale në programe si MEDICAID dhe SNAP.

“Jemi në një fazë sensitive dhe mbesin disa çështje pa zgjidhur. Këto çështje të ndjeshme janë çështjet më të mprehta që kemi diskutuar.”

PATRICK MCHENRY, LIGJVËNËS REPUBLIKAN

Teksa diskutimet vijojnë, rreziku i falimentit mbetet dhe disa ekonomistë thonë se nëse ndodh do të zhysë Shtetet e Bashkuara në recesion dhe në humbje masive të vendeve të punës.

“Republikanët po mbajnë peng të gjithë ekonominë botërore derisa të marrin atë që dëshurojnë. Ky tregim I politikave ekstremiste është vërtetë I papranueshëm.”

BERNIE SANDERS, SENATOR

A2 CNN Livestream

Dita jonë