Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Spanjë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 13:07 | Bota

Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj të premteje pas një thatësire të zgjatur, bënë që rrugët të kthehen në lumenj në qytetet përgjatë bregut të Mesdheut të Spanjës.

Shërbimet zjarrfikëse në Castellon thanë se zonat më të prekura ishin qytetet Benicassim, Oropesa del Mar dhe Cabanes, ku kishin kryer tri shpëtime dhe kishin ofruar shërbime në 27 raste.

Pamjet treguan trafikun dhe automjetet e reagimit ndaj emergjencave, duke lëvizur nëpër rrugët e përmbytura në qytetet Valenciane të Benicassim dhe Oropesa del Mar.

Agjencia shtetërore e motit AEMET paralajmëroi për reshje prej 12 cm, gjatë 12 orëve të premten në provincën e Castellon në rajonin e Valencias.

Ndërsa reshjet kanë shkaktuar kaos dhe dëme ekonomike, ato janë mirëpritur nga shumë në Spanjë, pasi vendi regjistroi pranverën më të thatë që nga viti 1961, sipas AEMET.

A2 CNN Livestream

Dita jonë