Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tensionet në Veri, Rama: Ndërkombëtarët thellësisht të shqetësuar, të mos ecet më në këtë shteg!

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 18:35 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë apel për qetësim të situatës në Veri të Kosovës.

Në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se tensionet në Veri nuk e ndihmojnë aspak procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu sjell në vëmendje se ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar, nisur kjo edhe nga reagimet e tyre.

Rama thotë se bashkohet me apelin e tyre që dy vendet të mos ecin më në këtë drejtim “të panevojshëm”. Përkundrazi, shton ai, vëmendja duhet drejtuar te dialogu dhe njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama në Twitter

Më herët gjatë ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit të tyre në Kosovë, Jeff Hovenier dënuan dhunën e sotme në Veri.

SHBA dënoi po ashtu aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli