Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Varësia nga bastet, zbardhet dosja për sulmuesin e Anglisë, 7 skedina që të humbiste ekipi i tij

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 13:00 | Futboll
Varësia nga bastet, zbardhet dosja për sulmuesin e Anglisë, 7

Ivan Toney u diagnostikua si i varur nga lojërat e fatit, pasi zbulohen arsyet e plota për ndalimin 8-mujor, duke përfshirë bastet kundër ekipit të vet.

Vendimi i Federatës Angleze të Futbollit për të pezulluar me 8 muaj qëndrim jashtë fushave të blerta sulmuesin e Brentford, Ivan Toney ishte surprizues, por rrëfimi i yllit anglez për varësinë nga bastet është edhe më tronditës.

Shënuesi i 20 golave në këtë sezon të “Premier League” ka pranuar se është diagnostikuar si një i varur nga bixhozi dhe se ka luajtur 13 herë në skedinë humbjen e klubeve, fanellat e të cilave ka mbajtur veshur.

Sulmuesi i Brentfordit, Toney u dënua me tetë muaj përjashtim nga futbolli nga Federata e Futbollit për 262 shkelje të basteve.

27-vjeçari u diagnostikua si i varur nga kumari dhe pranoi se kishte gënjyer Federatën Angleze, e cila konstatoi 262 shkelje të kryera prej tij që lidhen me bastet sportive.

Në raportin e FA-së që është publikuar nga mediat angleze zbulohet se Toney:

  • Luajti 13 herë në skedinë ekipin e tij - 11 kundër klubit mëmë Newcastle dhe dy herë kur luajtën kundër Wigan - midis gushtit 2017 dhe marsit 2018, ndërsa ishte i huazuar në Latics.
  • Informoi një mik se do të luante ndeshjen e radhës së klubit të tij në mars 2018.
  • Pranoi se gënjeu gjatë intervistës së tij të parë me FA kur u mor në pyetje në lidhje me akuzat që rëndonin ndaj tij për lojërat e fatit.
  • Vuri bast për veten e tij për të shënuar në nëntë ndeshje të ndryshme.
  • Nga 29 baste midis 22 gushtit 2017 dhe 3 marsit 2018, 7 ndeshje ishin për skuadrën ku Toney luante që të humbiste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë