“Në vend të parë shkurret, kur të vësh bimën lart”, zbardhen përgjimet e “Radio-Ndërlidhja”

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 09:44 | Kronikë

Zbardhen përgjimet e dosjes hetimore që çoi në pranga një grup të kultivimit të drogës. 8 persona u arrestuan nga 13 persona, ndërsa 5 janë shpallur në kërkim në operacionin e SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës.

Nga komunikimi i zhvilluar me radio mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edoson Xaka, Xhemal Zogu konstatohet aktiviteti i tyre në kultivimin e bimëve narkotike.

“Në vend të parë shkurret, kapena shkurredh, jo të gjata që të dalin shkurret, që kur të vesh bimën lart”, thuhet në një pjesë të bisedës mes Asim Pulacit dhe Bujar Sefës.

Biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve.

Pjesë nga përgjimet
https://a2news.com/2023/05/25/finalizohet-radio-nderlidhja-spak-arreston-8-persona-5-ne-kerkim-mes-tyre-edhe-police-e-kryepleq/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi