Nisma e fundit e TikTok, një çmim letrar për komunitetin BookTok

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 08:36 | Lifestyle
Nisma e fundit e TikTok, një çmim letrar për komunitetin

BookTok është një nga komunitetet më të famshme dhe më të njohura në TikTok. Duke kërkuar të zgjerojë potencialin e tij, aplikacioni ka lançuar zyrtarisht çmimet e librit TikTok. Një çmim letrar i veçantë për të gjithë adhuruesit e librit që popullojnë mediat sociale.

Çmimet TikTok përfshijnë nëntë kategori të ndryshme, mes tw cilwve Librin më të Mirë të Vitit, Autorin e Vitit BookTok, Krijuesin e Vitit BookTok, Librarinw më të mirë dhe Kopertinën më të Mirë të Librit.

Regjistrimet për secilën kategori do të bazohen në të dhënat nga BookTok dhe kontributet nga botuesit.

Çmimet do të fillojnë në korrik dhe përdoruesit e aplikacionit TikTok do të kenë mundësinë të marrin pjesë duke hedhur votat e tyre përmes një sistemi votimi brenda aplikacionit. Fituesit do të zbulohen në gusht.

Kjo nismë e TikTok pasqyron angazhimin për të ushqyer një komunitet letrar të gjallë dhe për të përforcuar ndikimin e librave në epokën digjitale.

Vitet e fundit, trendi #BookTok ka shpërthyer plotësisht, në të cilin përdoruesit e TikTok postojnë komente dhe rekomandime për librat e tyre të preferuar. Hashtag-u #BookTok është rritur mbi 160% në mbi 138 miliardë shikime vetëm vitin e kaluar.

Kjo do të thotë që librat në trend në aplikacion kanë parë rritje të mëdha në shitje, ndërsa libraritë përpiqen të vazhdojnë, shpesh duke ngritur kabina që paraqesin rekomandimet më të spikatura nga komuniteti online.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi