Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria të mbështetet te TIK dhe tregu i lirë për të pasur vazhdimësi

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 13:59 | Ekonomi
Shqipëria të mbështetet te TIK dhe tregu i lirë për

Turizmi është një ndihmë e madhe, por ekonomia shqiptare nuk duhet të jetë sezonale. Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria duhet të punojë në drejtim të diversifikimit të burimeve ekonomike afatgjata, të mbështetura te teknologjia.

Pedagogu i ekonomisë, Mikel Qafa, u shpreh për A2 CNN: “Është problematike për Shqipërinë, pasi nuk arrin të japë një panoramë afatgjatë të ecurisë ekonomike. Kjo nuk garanton rritje afatgjatë. Kjo edhe si pasojë e ikjes së punonjësve”.

Në dokumentin ku analizohen edhe ekonomitë e vendeve të rajonit, Komisioni kërkon nga institucionet shqiptare që të inkurajojnë zhvillimin e tregut të lirë ekonomik: “Mendoj se ajo që qeveria duhet të bëjë, përveçse të mbrojë bizneset e mëdha, është edhe të sigurojë mbështetje për zhvillimin e “start up” nga të rinjtë. Kjo do t’i jepte një shtysë ekonomisë”.

Masa duhet të ndërmerren edhe në mbështetje të popullatës si katalizatori kryesor i rritjes ekonomike: “Siç e ka rekomanduar edhe Bashkimi Europian, Shqipëria duhet të miratojë brenda vitit 2024 rregullore për indeksimin e gjithë pagesave, jo vetëm në bazë të inflacionit”. 

Komisioni Europian vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 2,6% gjatë vitit 2023 dhe 3,9% në dy vitet e ardhshme. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli