Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kategoria Superiore, Partizani përgatit festën e titullit

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 09:40 | Futboll
Kategoria Superiore, Partizani përgatit festën e titullit

Partizani përgatit festën e titullit. Përballë Teutës, të kuqtë kanë shansin të kurorëzohen kampionë të Shqipërisë për herë të 17-të në histori. 90 minuta larg trofeut që mungon prej katër vitesh.

Një ndeshje për të festuar sezonin që nisi me shpresa dhe i mbajti për muaj me radhë në ankth. Edhe tifozët janë përgatitur për të mbështetur dhe përqafuar heronjtë e tyre.

Natyrisht që me një fitore në fushën e lojës, nuk do të ishte e nevojshme të bëheshin llogari të tjera. Megjithatë, asgjë nuk është e garantuar, me Teutën që luan për kupat e Europës dhe është në luftë në distancë me Vllazninë dhe Laçin.

Partizani kryeson me 64 pikë, aq sa ka edhe Tirana, por pozicionohen përpara prej rezultateve në ndeshjet direkte. Të kuqve u mjafton të regjistrojnë rezultat të ngjashëm me bardheblutë, qoftë ky barazim apo humbje, për t'u shpallur si ekipi më i mirë në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë