Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korabi fiton me Flamurtarin, 90 minuta larg elitës

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 07:15 | Futboll
Korabi fiton me Flamurtarin, 90 minuta larg elitës

Korabi është vetëm nja hap larg ngjitjes në Kategorinë Superiore. Dibranët fituan finalen e “Play Off”-it me Flamurtarin teksa e mposhten atë me rezultatin 2-1.

Në një ndeshje të bukur dhe shumë të luftuar, protagonisti kryesor i sfidës ishte Keko që shënoi dy gola, ndërsa vlonjatët vendosën përkohësisht baraspeshën me Kondaj.

Kaq mjaftoi që Korabi të jetë 90 minuta larg elitës së futbolli shqiptar dhe tani do të përballet me vendin e tetë të Superiores për t’u ngjitur një kategori më lartë. Edhe tensionet në fund të ndeshjes nuk munguan kur pas një sherri që u përfshinë te dyja skuadrat, arbitri Juxhin Xhaja ndëshkoi 4 lojtarë me karton të kuq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë