Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Monopolet dhe abuzimet, Autoriteti i Konkurrencës vendosi 4 gjoba në 99 vendime

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 15:29 | Ekonomi
Monopolet dhe abuzimet, Autoriteti i Konkurrencës vendosi 4 gjoba në

Më shumë hetime, kontrolle në treg dhe masa të marra. Ky është bilanci që Autoriteti i Konkurrencës bëri para deputetëve në prezantimin e raportit vjetor. Kryetari Denar Biba nënvizoi veçanërisht rekordin prej 4 gjobash të vendosur vitin e kaluar.

Pavarësisht penaliteteve që kapin vlerën e 2 milionë eurove, vendimet e konkurrencës janë përballur me vonesat e proceseve gjyqësore. Ndërsa për deputetët, ndëshkimet nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Autoriteti i Konkurrencës i ka propozuar Kuvendit ndryshime të reja ligjore në bazë të rregulloreve të Bashkimit Europian, që do të forconin më tej rolin e mbrojtësit të tregjeve.

“Shpesh shikojmë operatorë, ndërmarrje, që në mënyrë të papërgjegjshme dalin në media, thonë që do të rrisin çmimet dhe ftojnë të gjithë operatorët e tjerë, a thua se konkurrenca nuk ekziston dhe janë të gjithë për një qëllim të fitojnë sa më shumë, që konkurrentët e tyre të rrisin çmimet. Kjo, në një numër të madh të vendeve të BE-së, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë. Legjislacioni ynë nuk e ka këtë gjë, shtohet me ndryshimet e reja, nëse ato do të miratohen”, u shpreh Biba.

Ndryshimet e kërkuara përfshijnë edhe një element të ri, atë të kontrollit të tenderave publikë, një fushë që sipas Bibës ka shtigje për abuzime, por që nuk ka gjetur, deri më sot, bashkëpunimin e nevojshëm nga institucionet shtetërore për të raportuar rastet e dyshimta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë