Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bumi i ndërtimit, rriten sërish lejet, interes për hotelet dhe komplekset turistike

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 16:28 | Ekonomi
Bumi i ndërtimit, rriten sërish lejet, interes për hotelet dhe

Bumi i sektorit të ndërtimit do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, siç tregojnë edhe statistikat e lejeve të dhëna në tremujorin e parë të vitit.

Për periudhën Janar-Mars janë 429 leje ndërtimi të miratuara për ndërtesa të reja, në me rritje 8.1%  krahasuar me fillimin e vitit 2022.

Këto të dhëna mbështeten edhe nga ekspertët imobiliarë, që tregojnë se kërkesa vazhdon të jetë e lartë nga qytetarët për ndërtesat për banim.

Si pasojë e fluksit të lartë të turistëve të huaj, kreu i shoqatës së Real Estate thotë se investimet, si nga kompanitë shqiptare por edhe ato të huaja, kanë nisur të orientohen edhe në zonat bregdetare.

Kërkesa për hotele dhe apo komplekse turistike është dyfishuar në këtë tremujor krahasuar me fundin e 2022.

Përballë kërkesës së lartë, eksperti Ervin Demerxhiu thotë se edhe çmimet e banesave nuk do të pësojnë një rënie.

Ndër qytetet me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të miratuara për 3 mujorin e parë renditet Durrësi me 191 leje, Tirana 79 dhe Korça 38.

A2 CNN Livestream

Dita jonë