Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kupat e Europës, rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 11:47 | Futboll
Kupat e Europës, rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

Mbyllja e kampionatit përcaktoi edhe katër skuadrat shqiptare që do të luajnë në kupat e Europës gjatë edicionit të ardhshëm. Partizani si kampion i Shqipërisë do të marrë pjesë në Champions, ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të jenë të angazhuara në Conference League, pavarësisht fituesit të Kupës së Shqipërisë.

Me pjesën më të madhe të turneve kontinentalë që janë mbyllur, janë publikuar edhe pozicionimet e skuadrave të Superiores përpara shortit. Partizani është në vazon e ekipeve jofavorite në turin e parë kualifikues të Champions. Mes rivalëve të mundshëm për të kuqtë janë emra si Ferencváros, Qarabağ, Slovan Bratislava, Sheriff Tiraspol e BATE Borisov.

Kampionët e Shqipërisë do të shpresojnë që shorti i datës 20 qershor do të tregohet bujar, duke i vendosur përballë kundërshtarë të kalueshëm. Ndeshjet e para në Champions do të luhen më 11 dhe 12 korrik, ndërsa sfidat e kthimit në datat 18 dhe 19. Në Conference League, Egnatia dhe Vllaznia janë në vazon e skuadrave jofavorite, ndërsa Tirana pret të mësojë emrin e fituesit të Kupës së Estonisë, për të kuptuar në cilën anë të vazove të shortit do të jetë.

Në këtë turne, ekipet e Superiores rrezikojnë të përballen në derbi shqiptarësh, pasi në vazon e favoritëve janë Shkëndija dhe KF Shkupinga liga e Maqedonisë së Veriut dhe Drita nga Superliga e Kosovës. Edhe shorti i turit të parë në Conference League do të hidhet më 20 qershor. Ndeshjet që do të përcaktojnë ekipet e kualifikuara në turin e dytë do të luhen në datat 13 dhe 20 korrik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani