Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Play-off në NBA, dorëzohet Boston, Miami në finalen e titullit

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:16 | Sporte të tjera
Play-off në NBA, dorëzohet Boston, Miami në finalen e titullit

Finalja për titullin kampion në NBA amerikan do të luhet ndërmjet Miami dhe Denver. Heat evituan përmbysjen historike të Boston, duke fituar edhe ndeshjen e shtatë në finalen e Lindjes dhe e mbyllën serinë me rezultatin 4-3.

Pasi kryesonte 3-0 në ndeshjet e para, Miami rrezikoi të shkatërronte gjithçka, megjithatë në duelin vendimtar ishte Jimmy Butler që shkëlqeu me 28 pikë të realizuara. Në fund, Heat fituan me rezultatin e thellë 103-84.

Sfida nuk kishte histori prej minutave të para të lojës, ndërsa pas dy periodave të para Miami kryesonte 52 me 41. Avantazhi me 11 pikë konfirmoi atë që do të ishte përfundimi i të gjithë lojës. Heat u shkëputën edhe më tepër në 12 minutat e fundit të ndeshjes dhe në fund ngritën trofeun si kampionë të Konferencës së Lindjes.

Finalet për titullin kampion në NBA do të nisin natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes. Ndeshja e parë do të luhet në Kolorado, pikërisht në shtëpinë e Denver, me Nuggets që do të provojnë të fitojnë trofeun për herë të parë. Në anën tjetër, Miami ëndërron titullin që mungon prej dhjetë vjetësh, periudhë kur në ekip kishin emra si LeBron James, Dwayne Wade, Chris Bosh e Ray Allen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë