Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Komisioni i Ekonomisë i jep “OK” taksës së strehimit, Shoqata e Ndërtuesve kundër

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 16:12 | Ekonomi
Komisioni i Ekonomisë i jep “OK” taksës së strehimit,

Ligji për strehimin social, i cili synon të lehtësojë kushtet për të blerë një shtëpi për familjet e reja, ato të varfra e të pafavorizuara, punonjësit e administratës publike dhe familjarët e mjekëve që humbën jetën nga Covid-19 ka marrë dakordësinë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

“Gjatë mandatit të tretë, përfshi edhe vitin 2023, janë shpërndarë rreth 2 miliardë lekë dhe janë planifikuar të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Por nisma kundërshtohet nga ndërtuesit, pasi i merr sektorit 3 për qind të sipërfaqes mbi 2 mijë metra katrorë për efekt të strehimit social.

“Duhet të themi se edhe këto ndryshime, ashtu si më parë janë të pakonsultuara me ne si grup interesi. Në këto ndryshime, qeveria nuk ka marrë parasysh rishpërndarjen e barrës duke na i ngarkuar vetëm ne”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Kjo vendimmarrje sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizi, në fund do të bjerë në kurrizin e qytetarëve.

“Presupozohet se ne po taksojmë ndërtuesit, por në fakt po taksojmë blerësit fundorë. Do të kemi diskutime në bord për të dalë me një vendimmarrje”, theksoi Harizi.

Pas “dritës jeshile” në komisione, ligji “Për Strehimin Social” do të kalojë në seancat e ardhshme për votim në Parlament.

A2 CNN Livestream

Dita jonë