Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kush e fiton finalen e Champions? Sylvinho: Guardiola jep leksione fubolli

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 16:23 | Futboll
Kush e fiton finalen e Champions? Sylvinho: Guardiola jep leksione fubolli

Një trofe i Champions i fituar me Guardiolën në stolin e Barcelonës, një sezon si lojtar te Manchester City dhe dy edicione si ndihmës i Mancinit tek Interi. Sylvinho është padyshim personazhi i botës së futbollit që e ndjen më tepër finalen e Champions. Trajneri i Kombëtares është i përfshirë me të gjithë personazhet e pranishëm në duelin e 10 qershorit.

Vlerësimet janë maksimale. Në njërën anë për Pep Guardiolën, i cilësuar gjerësisht si trajneri më i mirë në botë. Në anën tjetër për Interin, pas rrugëtimit të jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalen e Stambollit.

“Fatkeqësisht, nuk do të shkoj dot në Stamboll. Do të jetë një ndeshje e bukur, ndërmjet dy modeleve të ndryshme të futbollit. Nuk ndodh çdo ditë të luash në finalen e Champions. Prej vitesh, Guardiola jep leksione futbolli te Manchester City dhe çdo sezon i shton diçka ekipit. Ndërkohë, Interi është një ekip vdekjeprurës. Jam i bindur se edhe City do t’i ketë të vështirë t’i përballojë. Nuk luajnë thjesht me topa të gjatë dhe vrapojnë. Dalin mirë në kundërsulme dhe dinë si t’i godasin rivalët. Nuk ka një specifikë si mund ta fitosh trofeun e Champions. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka”, thotë Sylvinho.

Braziliani e ka fituar Champions-in me Barcelonën e rekordeve në sezonin 2008-09. Pasi ka fituar tripletën me Guardiolën si trajner, braziliani nuk heziton ta cilësojë një gjeni të futbollit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani