Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Publikohet renditja e FORBES, cilat janë 30 klubet më të pasura të futbollit në planet

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 19:57 | Futboll

Revista prestigjioze FORBES ka publikuar listën me 30 klubet më të vlefshme të futbollit në planet dhe lista kryesohet nga Real Madrid, pavarësisht se “Los Blancos” dështuan të fitonin La Liga-n apo Champions League në këtë sezon.

Galaktikët e Florentino Perez vlejnë vetëm 50 milionë paund më shumë sesa vendi i dytë, ku çuditërisht rikthehet Manchester United.

Edhe pse familja Glazers ka nxjerrë në shitje “Djajtë e Kuq” për 6 miliardë paund, Forbes e vlerëson klubin 4.85 miliardë.

Më pas Barcelona, ​​Liverpool dhe Manchester City plotësojnë top 5-shen e klubeve më të shtrenjta.

Vetëm në vendin e gjashtë renditen gjigantët gjermanë të Bayern Munich, të cilët ndiqen nga Paris Saint-Germain, dhe tre skuadrat e Premierligës, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal, që mbyllin dhjetëshen e parë.

Edhe MLS është e përfshirë në listën e klubeve të pasura me shtatë ekipe, ndërsa nga Seria A italiane vetëm në vendin e 11-të mund të shohim Juventus.

Më pas Milan, Inter dhe Roma janë skuadrat plotësuese të listës.

Duke krahasuar shifrat me vitin e kaluar, Newcastle me 51% rritje të vlerës ka parë ngritjen më të madhe në klasifikim.

Ndryshime të tjera të mëdha shohin Lyon të rritet me 47% apo PSG me 32%, ndërsa Evertoni ka pësuar rënien më të madhe me – 21%.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli