Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Alkooli" nxjerr armët në Mat, plagoset 39-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 07:45 | Kronikë
"Alkooli" nxjerr armët në Mat, plagoset 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Mat dhe më pas është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet, policia ka arritur të zbulojë se 39-vjeçari, Akil Dedja, është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga shtetasi Bashkim Koçi, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar me shpejtësi.

I plagosuri dhe autori dyshohet se kanë qenë duke konsumuar alkool në lokal, teksa të shtënat janë regjistruar në ambientet e jashtme të tij.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa policia po punon për kapjen e autorit, duke ngritur pika kontrolli në disa zona.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

https://a2news.com/2023/05/31/do-te-kryenin-atentat-ne-berat-shpallen-ne-kerkim-3-persona/
https://a2news.com/2023/05/31/grabitet-banesa-ne-mes-te-nates-persona-te-armatosur-kercenojne-familjaret/

A2 CNN Livestream

Dita jonë