Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bizneset shqiptare si në Europë, pengesat, keqpagimi i punonjësve dhe komunikimi

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 16:42 | Ekonomi
Bizneset shqiptare si në Europë, pengesat, keqpagimi i punonjësve

Përballja e kompanive dhe bizneseve shqiptare me transparencën, bashkëpunimin dhe mirëqenien e punonjësve është sfida që Shqipëria ka për të arritur modelin europian e të bërit biznes. Ky ishte dhe diskutimi që bëri bashkë themelues e sipërmarrës, të huaj dhe vendas për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Për ekspertët, keqpagimi i punonjësve, e kategorizon të bërit biznes në Shqipëri, si të paqëndrueshëm.

“Nëse vazhdojmë me këtë lloj mendësie dhe pabarazie përsa i përket pagave normal sdo të jetë një biznes i qëndrueshëm afatgjatë. Edhe kur është mundësia për të rritur pagat, ekziston mendësia se punëtori duhet shfrytëzuar”, thotë ekspertja për të drejtat e punës Plejada Gugashi.

Në morinë e shembujve të dhënë nga ekspertë të huaj për një qëndrueshmëri afatgjate të bizneseve, komunikimi është pika e dytë në të cilën vendi ynë çalon.

 “Kompani shumë të mëdha, të drejtat e punonjësve, grave, personave me aftësi ndryshe nuk i marrin parasysh, por ky është një element thelbësor për një zhvillim të vendit dhe për t’i dhënë emër një kompanie nëse është e suksesshme apo jo”, shprehet sipërmarrësja Dhurata Thanasi.

Por interesi i bizneseve shqiptare për t’iu përshtatur praktikave të reja të tregut europian është i lartë, sipas specialistit të programeve pranë UNDP, Eno Ngjela. Kjo u vu re edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në konferencën “Business 2030”.

“Në këtë ditë në vitin 2023 biznesi në vendet e zhvilluara siç edhe ne synojmë është një balancë e mirë përfitimi dhe asaj që quhet përgjegjësia sociale mjedisore. Ne kemi diskutuar secili bizneset mund ti përqafojnë praktikat që të bëhen më të qëndrueshme nga pikëpamja e mbrojtjes së mjedisit, dëmit që mund t’i shkaktojnë, përpunimit të mbetjeve, ekonomisë qarkulluese, riciklimit etj”, thotë Ngjela.

Suedia është një ndër vendet me një stabilitet dhe zhvillim në rritje të bizneseve. Konferenca “Bussines 2030” bëri bashkë themelues shqiptarë e të huaj dhe ofroi mundësi bashkëpunimi e shkëmbim njohurish me bizneset suedeze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli