Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një pajisje e çuditshme në gjoks, zbulohet “sekreti i madh” i Djokovic

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 17:22 | Sporte të tjera

Novak Djokovic i befasoi të gjithë tifozët e tenisit me një episod që ndodhi në fund të setit të parë të ndeshjes së tij kundër Marton Fucsovics, në raundin e dytë të Roland Garros.

Në këtë interval ndërmjet setit të parë dhe të dytë, Djokovic ndërroi bluzën e tij dhe kamerat televizive kapën një detaj të vogël në bustin e serbit: një pjesë metalike të fiksuar me shirit ngjitës.

Kjo pajisje tërhoqi vëmendjen edhe të gazetarëve, të cilët e pyetën për këtë në konferencën për shtyp. Djokovic, i cili zakonisht nuk zbulon detaje nga metodologjia e tij, ironizoi: “Kur isha fëmijë më pëlqente shumë Iron Man, ndaj përpiqem ta imitoj atë. Ekipi im ofron nanoteknologji jashtëzakonisht efikase për të më ndihmuar të bëj më të mirën time në fushë, kështu që ky është sekreti më i madh i karrierës sime. Nëse nuk do të ishte për këtë, ndoshta nuk do të arrija sukseset që kam arritur”.

Në fakt, pajisja që mban Djokovic në gjoks është Taopatch dhe marka që e prodhon atë shpjegoi në rrjetet sociale se për çfarë bëhet fjalë: “Nanoteknologjia tepër efektive” dhe “sekreti më i madh i karrierës” së Novak Djokovic është Taopatch Sport dhe ne, Tao Technologies, jemi kompania italiane që e prodhojmë atë. Ne jemi specialistë në patentimin dhe krijimin e pajisjeve inovative për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut”.

Sipas prodhuesit të tij, Taopatch Sport “ushqen trupin me gjatësi vale terapeutike të dritës, pa efekte anësore ose lirim të ndonjë kimikati. I përdorshëm çdo ditë, ai vetëfunksionohet nga rrezet e diellit dhe nxehtësia e trupit, duke garantuar trajtime 720-orëshe çdo muaj. Mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e simetrisë së legenit dhe gjymtyrëve të poshtme, aktivizimin e muskujve (nëpërmjet aktivizimit të më shumë fibrave nga sa përbëhet muskuli), ekuilibrin (edhe pas 4 orësh aktiviteti) dhe përqendrimin”.

https://a2news.com/2023/05/31/kosova-zemra-e-serbise-franca-i-shkul-veshin-djokovicit-nuk-lejohen-mesazhet-politike/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli