Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protestë në Malin e Zi pro serbëve të veriut, shfaqen parulla pro Putin

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 10:04 | Ballkani
Protestë në Malin e Zi pro serbëve të veriut, shfaqen

Një tubim është mbajtur ditën e djeshme në Podgoricë të Malit të Zi në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës.

Sipas mediave në Mal të Zi, protestuesi u mblodhën në fillim para një kishe, për të zhvilluar më pas një marshim në rrugët e Podgoricës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe kishin veshur bluza me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiç e Vladimir Putin.

Raportohet se tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë