Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Punë e papaguar, gratë shqiptare kalojnë gati 6 orë çdo ditë duke u kujdesur për familjen

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 11:20 | Ekonomi
Punë e papaguar, gratë shqiptare kalojnë gati 6 orë

Nga punët e shtëpisë, përfshirë pastrimin e gatimin te përkujdesja e fëmijëve, gratë shqiptare harxhojnë 343 minuta ose 5.7 orë çdo ditë punë të papaguar.

Në raport me burrat ky tregues është gjashtë herë më i ulët.  Krahasuar me mesataren e vendeve europiane, koha e papaguar te gratë shqiptare është 2.2 herë më e lartë.

“Ka të bëjë edhe me hendekun ende të pranishëm gjinor në Shqipëri që femra apo gruaja shikohet si përgjegjëse apo kujdestare e familjes se sa si person që mund të dalë nga shtëpia e të sjellë të ardhura”, tha Eranda Ymerali, eksperte e tregut të punës.

Një raport i sapopublikuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi fuqizimin ekonomik të grave, tregon se këto të fundit vijojnë të përballen ende me hendeqe në tregun e punës. KLSH-ja vlerëson se veçanërisht në zonat rurale, gratë përballen sa me dyer të mbyllura aq edhe me pagesa të ulëta, ndërsa politikat për fuqizimin e tyre më shumë kanë mbetur në letër.

“Kjo pasi punët që ofrohen në zonat rurale lidhen kryesisht me fasonin dhe bujqësinë. Të dyja këto profile punësh nuk paguajnë shumë ndaj edhe në një farë mënyre bëhen jojoshëse”, shtoi Ymerali.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në fund të vitit të shkuar shkalla e papunësisë te gratë në vend ishte 11.8 për qind nga vetëm 6.4 për qind në vendet europiane.

Në një kohë që tregu më shumë se kurrë ka nevojë për punonjës, ekspertët këshillojnë përfshirjen e grave për të përballuar krizën që sa vjen e thellohet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë