Rama: Vlerësoj Vjosa Osmanin që foli direkt me Vuçiçin. Kërkesat e BE-së shpresoj që të përmbushen menjëherë

Publikuar më: 1/6/2023, ora 23:18
SINK RAMA NE BRATISLAVE frame 1317 1280x720

Rama: Vlerësoj Vjosa Osmanin që foli direkt me Vuçiçin. Kërkesat e BE-së shpresoj që të përmbushen menjëherë

Publikuar më: 1/6/2023, ora 23:18

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Tëitter, u shpreh se vlerëson Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për faktin që “foli direkt” me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe theksoi se shpreson që 3 kërkesat e Bashkimit Evropian të përmbushen menjëherë.

“Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. T’i shikosh të ulur me respekt me të dyja palët, në një përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd, tregon shumë për shpirtin e tyre të madh evropian. Falemnderit”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Vlerësoj gjithashtu Vjosa Osmanin që ka folur direkt me Aleksandër Vuçiç dhe shpresoj sinqerisht që tre kërkesat e Bashkimit Evropian të përmbushen menjëherë, në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë përpara se të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe integrimin e saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik”, shtoi kreu i qeverisë sonë.

Në fund, Edi Rama pati edhe një falenderim për  Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Fqinjësinë dhe Politikat, Josep Borrell: “Një falënderim i madh shkon edhe për pasionin dhe durimin e Josep Borrell për të ndihmuar në këtë proces”.