Tensionet në veri, 3 kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 22:08 | Kosova
Tensionet në veri, 3 kërkesat e BE-së për Kosovën dhe

Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë 3 kërkesa për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda për të dyja palët.

Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë 3 kërkesa të qarta.

Ai bën me dije se duhen zhvilluar zgjedhje të reja në veri të Kosovës, ku serbët duhet të marrin pjesë dhe të nis puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duke e cilësuar situatën në veri si të rrezikshme, Borrell paralajmëron se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, do të ndikojnë në raportet me ndërkombëtarët.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: - Zgjedhjet e reja lokale tani; Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në rast dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

https://a2news.com/2023/06/01/kurti-bisede-telefonike-me-zyrtarin-amerikan-i-hapur-per-zgjedhje-te-reja-ne-4-komunat/
https://a2news.com/2023/06/01/zgjedhje-te-reja-ne-veri-osmani-do-ta-shqyrtojme-por-duhet-peticion-nga-serbet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi