Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Debutimi i biznesit shqiptar në Bursë, ekspertët: Shpërthim për tregun financiar!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 20:11 | Ekonomi
Debutimi i biznesit shqiptar në Bursë, ekspertët: Shpërthim

Çelja e bursës shqiptare të titujve ‘ALSE’ ishte temë e diskutimit në emisionin “A2 Business” të moderatores Aurora Sulçe, ku të ftuar ishin Drejtoresha ekzekutive e NOA-s, Herjola Spahiu, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bursës, Elvin Meka dhe eksperti për tregjet financiare Artan Gjergji.

Nisja e funksionimit të ‘ALSE’ pritet të sjellë zhvillime në tregun e kapitaleve pas emetimit të ofertës së parë publike nga NOA.

Spahiu u shpreh se oferta e parë “u realizua e tëra brenda shumë pak ditësh dhe investitorët e kanë marrë, pra është shitur totalisht”.

Ishte e para iniciativë për një obligacion publik nga një institucion privat”, shtoi ajo.

Sakaq për Mekën, i cili është edhe pjesë e Këshillit Mbikëqyrës, çelja e bursës nuk është vetëm një sinjal për hapjen e tregut të letrave me vlerë përtej bonove të thesarit të qeverisë, por një indicie për shpërthim financiar.

Unë do të shkoja përtej sinjalit, ndoshta përbën një shpërthim në treg. Nuk duhet të shihet si një indicje për të blerë letra me vlerë, por si ngjarja më e madhe që ka ndodhur në sistemin financiar shqiptar. Pavarësisht rolit të vogël që zë tregu i letrave me vlerë në Shqipëri. Është revolucion, pasi nëse aktivitet bankë kemi mbi 135 vjet që kemi në Shqipëri, treg të letrave me vlerë për korporatat në Shqipëri kemi për herë të parë”, nënvizoi Meka.

Edhe Artan Gjergji, që njihet edhe si arkitekti i bursës ‘ALSE’ theksoi se finalizimi i ofertës së parë publike është një shpërthim në treg.

Parë nga këndvështrimi i biznesit ishte sukses, unë do të kisha dashur të zgjaste shumë më tepër pasi do na ndihmonte të bënim edukimin financiar. Është hera e parë që privati i shet publikut letrat e tij me vlerë të huamarrjes. Ishte e pritshme që investitorët institucional do të përpinin letrat me vlerë”, tha ai.

I pyetur nga Sulçe se përse qytetarët duhet të investojnë në ofertën publike me emetues privat dhe jo në letrat me vlerë të qeverisë ku risku është zero dhe interesi më i lartë, drejtoresha e NOA-s tha se fillimisht ‘ALSE’ do të tërheq bizneset që e njohin këtë treg.

Dua të them se obligacioni tërheq në radhë të parë ata investitorë që kanë informacion për mënyrën si funksionojnë këto tituj. Ajo që i tërheq investitorët është kthimi nga ky investim që është më i lartë se kthimi nga letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Norma e interesit që kemi aplikuar ka qenë 8% në lek. Kjo e forcon besueshmërinë te titulli i një kompanie përkatëse”, deklaroi Spahiu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë