“Deklarata e munguar”, Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët

“Deklarata e munguar”, Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët
Kryeministri Albin Kurti ka dalë përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë një kronologji të situatës në veri të vendit që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e deri në incidentet pas betimit të kryetarëve të rinj.
Kreu i qeverisë lëshoi sërish kritika ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij njohën zgjedhjet, por harruan të mbështesnin kryetarët e rinj, të cilët pas një rezultati të njohur, sipas Kushtetutës, duhet të nisnin dhe detyrën.
“Eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar dhe kishte autorë. Ai ishte Beogradi zyrtar. Ngritja e shqetësimeve bëri që Serbia të angazhojë grupet kriminale që vërtetë ta eskalojë situatën. E kundërta duhet të ndodhte. Pas deklaratave mbështetëse për mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit zgjedhor, duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj. Ajo që mungoi ishte deklarata që të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj deri në zgjedhje. Deklarata e munguar nuk i shërbeu situatës. Ne punuam sipas ligjeve të Kosovës. Kjo kronologji ka pasur bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Kurti.