Kryeministri Kurti deklaroi në Kuvend se protestat e fundit në komunat e veriut kanë shërbyer vetëm për një gjë që ka të bëjë me identifikimin e personave që i organizojnë ato, një pjesë e të cilëve me të kaluar kriminale.
Kreu i qeverisë i përmendi emër më emër serbët e dhunshëm dhe që financojnë protestat dhe kërkoi nga deputetët e kuvendit që të mbështesin Policinë e Kosovës, e cila sipas tij është në një përballje me një milici fashiste.
“Është në dorën tonë beteja e radhës për sundim të ligjit dhe Kushtetutshmëri. Policia ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje. Mbështesni Policinë që është në vijë fronti me milicinë fashiste. Nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar në institucione. Gabimin e Listës Serbe duhet ta paguajë ajo dhe jo ne”, u shpreh Albin Kurti. (A2 Televizion)