Sergei Lavrov ka hedhur poshtë spekulimet rreth samitit BRICs që pritet të mbahet në Afrikën e Jugut.
Më konkretisht, është aluduar se ky samit mund të zhvendoset në Kinë për të shmangur mundësinë e arrestimit të Vladimir Putinit.
Ministri i Jashtëm i Putinit u shpreh se “nuk i lexon gazetat e shkruara në anglisht”, kur u pyet për çështjen në fjalë.
Kujtojmë se ndaj liderit rus është lëshuar në mars një mandat arresti nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, për krime të dyshuara lufte.
Si anëtare e ICC, teorikisht, Afrika e Jugut do duhej që të përmbushte detyrimin për të arrestuar Putinin nëse ai do të merrte pjesë në konferencën që do të mbahet në gusht.
Megjithatë, Telegraph raportoi se zyrtarë të lartë në Pretoria po e nxisin Afrikën e Jugut që të heqë dorë nga organizimi i eventit këtë vit, për të shmangur çështjen e arrestimit të Putinit.
I pyetur sot për këto raportime, Lavrov tha se lajmi ishte botuar nga një tabloid dhe se ai nuk lexon gazeta angleze. (A2 Televizion)