Qeveria e Portugalisë vendos racionimin e ujit në jugun e goditur nga thatësira

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 17:46 | Bota
Qeveria e Portugalisë vendos racionimin e ujit në jugun e goditur nga

Qeveria portugeze ka vendosur të racionojë furnizimin me ujë në lindje të rajonit turistik Algarve, i cili është goditur nga thatësira.

Synimi i qeverisë është që të reduktojë përdorimin e ujërave nëntokësore me 15%.

“Në digat Odeleite dhe Belise, përdorimi i ujit të destinuar për bujqësi dhe fusha golfi do të reduktohet me 20%,” deklaroi Ministri i Mjedisit Duarte Cordeiro në fund të mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit të Menaxhimit të Thatësirës.

Në rast se kopshtet ose fushat e golfit kanë sisteme të ripërdorimit të ujit, ky reduktim do të rritet në 50%.

Qeveria portugeze njoftoi gjithashtu krijimin e një "force veprimi" për burimet ujore të Algarve, e përbërë nga anëtarë të Agjencisë Portugeze të Mjedisit (APA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë për të rishikuar lejet e nxjerrjes së ujit në zonë.

Sipas qeverisë së vendit, 36% e territorit të Portugalisë është aktualisht në një gjendje thatësire të rëndë ose ekstreme, kryesisht rajonet Alentejo dhe Algarve në jug të vendit.

Portugalia paraqiti të martën zyrtarisht një kërkesë për ndihmë në Bruksel për të aktivizuar rezervën bujqësore evropiane.

Sipas Observatorit Evropian të Kopernikut, 91.9% e territorit portugez është prekur nga thatësira. Gadishulli Iberik është rajoni më i prekur i Evropës nga ky fenomen.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi