​Sveçla shkon personalisht në Veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm!

Publikuar më: 2/6/2023, ora 13:02

​Sveçla shkon personalisht në Veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm!

Publikuar më: 2/6/2023, ora 13:02

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Ai ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Ndërkohë, pas këtij takimi, ai ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me disa foto, ku ndër të tjera ka shkruar se, sovraniteti është i patjetërsueshëm.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në Facebook