Betohet Erdogan: Turqit të bashkohen si tullat e një muri

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 20:17 | Bota

U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e betimit të Recep Tayyip Erdogan si President i Turqisë. Pasi fitoi balotazhin e 28 majit, Erdogan fitoi mandatin e tretë në krye të shtetit turk Në ceremoninë e betimit mori pjesë edhe kryetari i parlamentit, Devlet Bahçeli, i cili ia dorëzoi mandatin presidentit Erdogan, pasi fitoi balotazhin e zgjedhjeve në Turqi.

“Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim para kombit dhe historisë së madhe turke për të ruajtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit”, tha Erdogan.

https://www.youtube.com/watch?v=ZBsg5X32Fg0

Pas betimit në Parlament, ceremonia u spostua në kompleksin presidencial, ku merrnin pjesë disa personalitete, nga Nicolas Maduro i Venezuelës, te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish-kampioni i botës në futboll me Gjermaninë, Mesut Ozil.

“Turqia ka nevojë për energji, ide dhe kontributin e çdo qytetari. Të gjithë pjesëtarët e popullsisë së Turqisë prej 85 milionë banorësh duhet të qëndrojnë bashkë, si tullat që formojnë një mur. Turqia ka nevoje për bashkim dhe solidaritet më shumë se kurdo. Si komb, duhet të rivendosim unitetin tonë të fortë. Ndërsa shënojmë 100-vjetorin e Republikës sonë këtë vit, besojmë se gjithkush në Turqi duhet të përqafohet me njëri-tjetrin. Ftoj të gjithë qytetarët e mi dhe të 81 provincat që të formojnë këtë platformë me rajonet dhe fshatrat e tyre, për të nisur një fushatë miqësie”, shtoi presidenti turk.

Sipas Anadolu Agency në ceremoni morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende, duke përfshirë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, zyrtarë të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizata e Shteteve Turke dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos