Itali, 20 vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje brenda banesës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 10:37 | Bota
Itali, 20 vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje brenda

Një 20-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje brenda një banese në provincën e Piacenzës, në Itali.

Mediat lokale raportojnë se karabinierët kanë ndërhyrë pas të shtënave në një shtëpi në Ponte dell'Olio dhe po hetojnë hipotezën e vrasjes.

Përveç trupit të pajetë të 20-vjeçarit, agjentët kanë bërë ndalimin e një tjetër personi që ndodhej në shtëpi në momentin kur ata u thirrën në detyrë.

Dyshimet janë se personi i ndaluar ka qenë ai që ka sulmuar 20-vjeçarin, i cili më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Nuk ishte e lehtë të bindej burri i ndaluar që të largohej nga shtëpia, por më pas rreth një ore dialogu, ai hoqi dorë dhe ndoqi karabinierët në komisariatin më të afërt.

Në një fushë sportive pranë vendit ku ndodhi ngjarja është stacionuar në kohë rekord një autoambulancë për të përshpejtuar trajtimin mjekësor, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pavarësisht garës me kohën.

Nuk bëhet e ditur se kush e ka lajmëruar shërbimin e urgjencës për ngjarjen, pasi ishin ata të parët që u gjendën pranë banesës së 20-vjeçarit të ndjerë.

Ende është i paqartë motivi i sulmit ndaj të riut shqiptar apo dinamika e ngjarjes por hetuesit ndodhen brenda banesës dhe po përpiqen të zbulojnë detaje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi