Situata e qetë në Veri këtë fundjavë, numër i vogël i protestuesve

Publikuar më: 3/6/2023, ora 11:47
348368411 1412549985970677 219844059258938238 n

Situata e qetë në Veri këtë fundjavë, numër i vogël i protestuesve

Publikuar më: 3/6/2023, ora 11:47

Të punësuarit në Komunën e Zveçanit, ndonëse është ditë pushimi, kanë shkuar në “punë”. Siç raporton KosovaPress, ana firmosën listën e prezencës dhe vijuan të qëndronin afër ndërtesës së komunës.

Situata në këtë komunë raportohet të jetë e qetë, ndërsa numri i protestuesve është i vogël.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Raportohet se dhe në dy komunat tjera veriore të vendit, Leposaviq dhe Zubin Potok, situata është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është simbolik.

Kujtojmë se protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Të hënën, protestuesit me maska edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, ndërsa kanë dëmtuar e djegur automjete të mediave.