Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gati kundërofensiva për territoret, Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 11:45 | Bota
Gati kundërofensiva për territoret, Zelensky: Do të vdesin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se ushtria e vendit të tij është e gatshme të nisë kundërofensivën për të marrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Në një intervistë për Ëall Street Journal, Zelensky u shpreh se është besimplotë se ushtria ukrainase do t’ia dalë me sukses kësaj sfide kaq të vështirë.

“Nuk e di se sa kohë do të zgjasë dhe si do të shkojë kjo kundërofensivë, por ne jemi gati për të dhe do ta bëjmë.

Kundërsulmi i shpallur më herët nga Ukraina vjen pas paketës së fundit të ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë, pasi lideri ukrainas ishte shprehur se ajo mund të realizohej vetëm nëse ushtarët e rezistencës do të kenë armatimin e duhur.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka shtuar ndjeshëm sulmet ndaj bazave ruse të municionit, por presidentit Zelensky e pranon se dominanca ajrore e Rusisë mund të jetë shkatërruese.

“Një numër i madh ushtarësh do të vdesin në këtë ofensivë”, u shpreh mes të tjerash presidenti pa dhënë detaje se kur mund të nisë sulmi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli