Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

KFOR për protestat e dhunshme në Veri: Prapa tyre kishte grupe kriminale

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 12:34 | Kosova
KFOR për protestat e dhunshme në Veri: Prapa tyre kishte grupe

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit duke theksuar se nuk kanë afat se sa do të qëndrojnë në komunat veriore.

Sipas tij, derisa të ketë situatë të tillë në veri, do të jenë të pranishëm trupat e KFOR-it. Në një konferencë për media, i pyetur nëse KFOR-i do të marrë nën kontroll veriun ai ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka theksuar se më 29 maj ushtarët e KFOR-it janë përfshirë në një protestë të dhunshme dhe sipas tij ishte e qartë se prapa kishte grupe kriminale që tentonin t’i sulmonin trupat paqeruajtëse, raporton KosovaPress.

KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armët. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, është shprehur ai.

Kujtojmë se në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve të lënduar mbetën disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar automjete të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi