1 i vdekur në kampin e MEK, Çuçi: Nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i policisë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 17:31 | Aktualitet
1 i vdekur në kampin e MEK, Çuçi: Nuk është

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se personi që ka humbur jetën të martën në kampin e muxhahedinëve në Manzë, nuk ka vdekur si pasojë e veprimeve të policisë.

“Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ka pamje edhe nga policia, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët e MEK, që vërteton këtë gjë. Sepse nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë. Do të presim ekspertizën mjeko-ligjore”, tha Çuçi në një deklaratë për mediat.

“Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76 ose 79 vjeç. Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm. Jam i bindur sepse kemi pasur të gjithë kujdesin e duhur për të mos krijuar asnjë incident me asnjë nga anëtarët brenda fshatit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos