Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Familja Ronaldo “arratiset” në Sardenjë, CR7 dhe Georgina shkëlqejnë në jahtin 6.4 milionë euro

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 11:42 | Lifestyle

Me sezonin futbollistik të përfunduar dhe pas një goli të shënuar me kombëtaren e Portugalisë që ishte "qershia mbi tortë" për të ruajtur pathyeshmërinë në kualifikueset e Euro2024, Cristiano Ronaldo është "arratisur" me pushime.

CR7 është duke pushuar në Sardenjë, ku po i dedikon mjaftueshëm kohë edhe familjes së tij, teksa janë fotografuar së bashku në jahtin e tyre me vlerë 6.4 milionë euro.

Përveç pozave të Ronaldos me katër fëmijët e tij, vëmendjen e ka rrëmbyer partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e cila duket mahnitëse me bikinit minimaliste me ngjyrë jeshile.

Jahti luksoz i Ronaldos ka pesë kabina luksoze, gjashtë banja dhe një kuzhinë moderne.

“Azimut Grande”, i cili ka gjatësi 88 metra është blerë nga Ronaldo në vitin 2020.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi