Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

BE konfirmon sanksionet ndaj Kosovës: Kanë hyrë në fuqi më 28 qershor

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 07:28 | Kosova
BE konfirmon sanksionet ndaj Kosovës: Kanë hyrë në fuqi

Bashkimi Europian tashmë i ka aplikuar sanksionet ndaj Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në veri dhe vendimin e autoriteteve për të mos u koordinuar me partnerët europianë për uljen e tensioneve.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga një zëdhënës i Unionit i cili shton se këto masa ndëshkuese kanë hyrë në fuqi që në 28 qershor.

“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë ka marrë vendim për implementimin e disa masave, shkruhet në reagimin e BE.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Gjithashtu, pezullohet programi i fondeve për Kosovën nga IPA 2024.

Mes të tjerash, zëdhënësi i unionit bën me dije se masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren.

Disa nga porositë e BE për uljen e tensioneve janë pezullimi i operacioneve policore pranë komunave, zhvendosja  e 4 kryetarëve për të ushtruar detyrën në ndërtesa alternative dhe shpallja e zgjedhjeve të reja në veri, ku të garantohet dhe pjesëmarrja e serbëve në to.

https://a2news.com/2023/06/30/dash-reagon-pas-vendimit-te-qeverise-kurti-per-shpalljen-e-dy-organizatave-ne-veri-terroriste/
https://a2news.com/2023/06/29/ke-mbeshtet-idene-per-nje-konference-nderkombetare-per-kosoven-dhe-serbine/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi