Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Mësohet finalisti i parë i Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 20:04 | Futboll
Mësohet finalisti i parë i Kampionatit Europian të

Angli është finalistja e parë e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve, i cili po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani.

Shpresat e “Tre Luanëve” mposhtën në gjysmëfinale Izraelin pa shumë vuajtje. Që në nisje të ndeshjes epërsia e anglezëve ishte e dukshme. Edhe pse humbën një penallti në minutat e para, ata e mbyllën pjesën e parë në avantazh e një goli. Ndërkohë sulmet nuk u ndalën as në pjesën e dytë në drejtim të portës së Izraelit, i cili thuajse në asnjë moment nuk u tregua i rrezikshëm në këtë sfidë. Anglezët shënuan edhe dy herë të tjera duke e vulosur suksesin e tyre në 3-0.

Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të shkojë gjysmëfinalja tjetër mes Francës dhe Ukrainës për të mësuar finalisten tjetër të këtij kompeticioni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi