"Kurti nuk do të jetë prezent në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë"

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 10:48 | Kosova

Albin Kurti ka njoftuar kryeministrin Edi Rama se nuk do të marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, Kurti nuk mund të jetë prezent për shkak se një muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor, është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës shprehet se Kurti, ftesën për darkën joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor, e ka marrë përpara një jave.

“Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos