Atentati në Lezhë, del foto e Nikolin Lekstakajt, 42-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash teksa doli nga marketi

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 21:06 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar foton e Nikolin Markut (Lekstakaj), 42-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldren të Lezhës ku 42-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël ku bleu një pije freskuese.

Në foto: viktima Nikolin Marku 42 vjec (Lekstakaj)

Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë. Dy autorët e maskuar kishin organizuar një atentat të mirëfilltë mafioz dhe e kishin vëzhguar viktimën hap pas hapi, edhe pse lëvizjet e këtij të fundit ishin të rralla në Lezhë.

Viktima u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer edhe xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, që ndodhet po në territorin e fshatit Balldre.

Nikolini mbetu i vdekur në vend. Autorëve, të cilëve dyshohet se kanë qenë të paktën 2, u janë dashur vetëm pak sekonda për të kryer vrasjen dhe më pas të ikin pa lënë gjurmë. Dyshimet e para të policisë janë për një hakmarrje të mundshme, të konfirmuara edhe nga kryepolici i Lezhës, Alfred Elezi, vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/19/vritet-me-arme-zjarri-nje-person-ne-lezhe/
https://a2news.com/2023/07/19/identifikohet-viktima-ne-lezhe-dyshohet-per-rast-gjakmarrjeje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos